Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

20 Tetor 2026 | 09:27

Një tragjedi ka ndodhur në jugperëndim të Kolumbisë, ku një rrëshqitje dheu në një minierë të paligjshme ari ka shkaktuar vdekjen e 14 personave, ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lajmi u bë i ditur të hënën nga një zyrtar rajonal, i cili konfirmoi se operacionet e kërkim-shpëtimit për gjetjen e të mbijetuarve kanë përfunduar.

Ngjarja ndodhi në rajonin e Narinos, pranë kufirit me Ekuadorin, një zonë e njohur për aktivitetin e minierave të paligjshme dhe praninë e grupeve të armatosura, të cilat kontrollojnë tregtinë klandestine të arit, trafikun e drogës dhe aktivitete të tjera kriminale.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentet e evakuimit të trupave nga miniera, me ndihmën e një ekskavatori dhe një kanoeje në një lumë aty pranë.

Sekretari i Paqes dhe Sigurisë i Narinos, Alex Gonzalez, konfirmoi bilancin tragjik për televizionin Caracol, duke bërë të ditur se kërkimet për të mbijetuarit kishin përfunduar.

Sipas zyrës së guvernatorit, ekipet e shpëtimit u përballën me vështirësi të mëdha për të mbërritur në vendngjarje, për shkak të terrenit të vështirë dhe pranisë së grupeve kriminale në zonë.

Ndërkohë, një burim nga zyra e guvernatorit i tha agjencisë së lajmeve AFP se mungesa e alternativave ekonomike i detyron shumë komunitete lokale të angazhohen në aktivitete të rrezikshme. Sipas tij, minierat tradicionale në shkallë të vogël janë zhdukur pothuajse plotësisht.

Aksidentet në miniera janë të shpeshta në Kolumbi, veçanërisht në zonat ku aktiviteti minerar zhvillohet pa rregullim dhe pa masa të mjaftueshme sigurie.

Situata në rajonin e Narinos mbetet gjithashtu e tensionuar për shkak të dhunës së grupeve të armatosura. Banorët vendas kanë raportuar vrasje të qëllimshme, të lidhura me dyshime për bashkëpunim me forcat e sigurisë ose organizatat rivale, si dhe me vjedhjen e arit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një telefonatë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke iu referuar sulmeve të reja të mundshme ndaj Iranit, tha: “Kemi...
07:53 | 20/10/2026

Protestat e dhunshme në Francë, vendoset shtetrrethimi i pjesshëm në Paris dhe disa qytete të tjera

Autoritetet franceze kanë vendosur shtetrrethim gjatë natës në disa zona të Parisit qendror dhe në qytete të tjera, pas një fundjave me protesta të dhunshme...
07:39 | 20/10/2026

Droni rus godet parkun e lojërave në Kharkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

Gjashtë persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë, kur një dron rus goditi një park në rajonin e Kharkivit, në verilindje të Ukrainës, thanë autoritetet të martën....
07:29 | 20/10/2026