Kriza e penalltive godet PSG-në para dueli kyç me Barcelonën në Ligën e Kampionëve

Një nga ndeshjet më kritike të sezonit për Paris Saint-Germain zhvillohet këtë të martë, kur skuadra franceze do të ndeshet me Barcelonën në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Të lidhura

None found

Por ekipi i udhëhequr nga Luis Enrique po kalon një moment shqetësues në një aspekt që zakonisht konsiderohet rutinë: realizimin e goditjeve nga pika e bardhë.

Këtë sezon, kampioni i Francës ka dështuar në tri nga katër penalltitë që i janë akorduar. Desire Doue, Ferran Torres dhe Ousmane Dembele kanë gabuar nga pika e penalltisë, ndërsa Lucas Beraldo mbetet i vetmi futbollist i PSG-së që ka shënuar në këtë mënyrë.

Problemi nuk është i ri për parisienët. Edhe gjatë sezonit të shkuar, skuadra pati vështirësi të theksuara në këtë drejtim, duke dështuar në gjashtë nga 15 penalltitë e ekzekutuara gjatë kohës së rregullt.

Një shpjegim i mundshëm për këtë dobësi lidhet me mungesën e një lojtari të përcaktuar qartë si ekzekutues kryesor i penalltive.

Luis Enrique ka zgjedhur një strategji më të hapur, duke i lënë futbollistët të vendosin vetë se kush e merr përsipër goditjen në momentin konkret.

Megjithatë, statistikat paraqesin një paradoks interesant për ekipin francez. Ndërsa në rrjedhën e ndeshjeve penalltitë shpesh janë shpërdoruar, PSG-ja i ka fituar të gjashta seritë e penalltive që ka zhvilluar në dy vitet e fundit.

Kjo e dhënë merr një peshë të veçantë në prag të takimit me Barcelonën, që do të luhet të martën në mbrëmje në “Parc des Princes”, duke nisur nga ora 21:00.

Të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga gjashtë pikë në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, çka e bën këtë përballje thelbësore për ecurinë e tyre në kompeticionin më elitar evropian për klube.


Quantcast