SPAK i komunikon akuzat zyrtare Belinda Ballukut
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur mëngjesin e të martës në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, e shoqëruar nga avokati i saj, Ardian Kalia.
Balluku ka qëndruar për rreth 30 minuta në ambientet e SPAK-ut.
Pas paraqitjes, avokati i saj, Ardian Kalia, është shprehur se hetimet janë ende në vijim dhe se pritet të ketë edhe një zgjatje të tyre.
“Jemi në fazë hetimesh, do të ketë dhe një zgjatje”, deklaroi Kalia për mediat.
Nga ana tjetër SPAK disa orë më vonë ka nxjerrë një njoftim zyrtar lidhur me thirrjen e ish-zv/Kryeministres:
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar sot, më 20.10.2026, të pandehurës Belinda Balluku akuzat përfundimtare për veprat penale të mëposhtme:
“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (nëntë herë), parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
“Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.
“Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, (dy herë), parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i 2-të i Kodit Penal.
“Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “b” i Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal (për dy pasuri të paluajtshme).
Prokuroria e Posaçme po vijon veprime konkrete procedurale për t’i komunikuar akuzat edhe personave të përfshirë në të njëjtën çështje penale. Detaje të tjera do të bëhen të ditura në një moment të mëvonshëm.
“Keni problem se PD ka 1 mijë pedagogë”? Analisti debat me Klosin: PS ka 850 mijë vota
Berisha: Asnjë lidhje protestat në Paris me atë që po ndodh në Tiranë! Ramës i dështoi plani me sulmin mbi selinë e PD
Policia zbardh detajet e para të ngjarjes në Tiranë, 46-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës (EMRI)
- 22:40 “Keni problem se PD ka 1 mijë pedagogë”? Analisti debat me Klosin: PS ka 850 mijë vota
- 22:35 A do ta mirëprisni PD-në në protestë? Studenti: Pranojmë këdo që respekton kërkesat tona
- 22:18 Ndodh në Itali! Themelohet “Lëvizja 17 Tetori” nga protestat, organizatë politike pa kryetar, pa seli dhe pa anëtarësi formale
- 22:13 Itali, deri në 12 vite burg për organizimin e protestave të dhunshme përmes platformave digjitale
- 22:09 Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët
- 21:44 Klosi: Protesta ishte e qetë deri në mbrëmje, dolën personat me kapuç dhe nisën të hedhin gurë