Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtuesit e shkollave, ku në fokus kanë qenë situata e krijuar nga protestat, incidentet pranë institucioneve arsimore dhe shqetësimet për sjelljen e një pjese të të rinjve. Gjatë diskutimit, Rama u shpreh se Ministria e Arsimit është bërë objektiv agresioni dhe kundërshtoi përpjekjet për të justifikuar dhunën në emër të protestave për arsimin. Sipas tij, shqetësimet e të rinjve për kushtet e jetesës dhe strehimin janë reale, por ato nuk duhet të shndërrohen në akte dhune.