Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, pasi gjatë inspektimit ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimi për ndalimin e punimeve do të jetë në fuqi deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.
Në njoftim nuk janë bërë të ditura detaje për identitetin e kompanisë ndërtimore apo natyrën e parregullsive të konstatuara gjatë inspektimit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
4 sekonda më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































