Nën ndikimin e alkoolit shtetari turk sulmoi fizikisht dy zyrtarë policorë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Një shtetas i Turqisë është arrestuar pasi nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë.
Tutje thuhet se viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. “Bajram Kelmendi” Prishtinë 19.10.2026, NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 sekonda më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































