DENONCIMI, Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja....

09:34, 20/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që është shndërruar në një bandë dhunuese e urdhëruar nga Edi Rama. Sipas Kalasë, policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja.

Adrian Kalaj: Partia Demokratike do të jetë në krah të të gjithë protestuesve por sidomos rinisë, studentëve dhe nxënësve nga ana tjetër ka vendosur që të dokumentojë çdo gjë të ndodhur këto ditë të errëta për historinë shqiptare dhe duke e ditur shumë mirë që SPAK vazhdon të jetë ministria e propagandës së Edi Ramës. Ne do ti çojmë atje letrat se nuk kemi ku ti çojmë tjetër.

Por letrat një ditë do flasin të nderuar. Letrat një ditë do të vendosin drejtësi, do nxjerrin të vërtetën. Përveç kallëzimit penal unë kam sjellë dy foto, do kisha shumë dëshirë ti nxirrnit.

Janë dy foto të cilat unë do ti përdor sot në gjykimet e masave të sigurisë. Ne gjatë seancave të masave në vijimësi kemi ngritur pretendimin që raportet e shërbimit bëhen nga të njëjtën policë, por në fakt janë banditë, të cilat janë ‘copy paste’, por ajo që është më trishtuese ne fakt është që polici x, apo banditi x, ndodhet në të njëjtën orë si tek Banka, ashtu edhe tek medreseja. Pra ai ka ndaluar edhe personin tek Banka, edhe personin tek Medreseja. Dhe personi i ndaluar si tek banka si tek medreseja, kanë kryer të njëjtat vepra penale. Pra jemi përpara një falsifikimi të rëndë. Studentët rinia por edhe protestuesit. Mbahen prej orësh atje. Sepse nëse ti ndalon një person. Ja sikoni këto janë raportet e shërbimit që sapo thashë...

...Kështu janë të gjithë raportet e shërbimit të cilat nuk është se plotësohen pasi shoqërohet, por mbahen të rinjtë studentët, protestuesit me orë të tërë nëpër komisariate sepse nuk kanë bërë asgjë i marrin kartat e identitet dhe i plotësojnë si i do dëshira dhe urdhri politik. Kjo është një ngjarje shumë e rëndë. Tashmë e kemi të provuar dhe këtë. Fotot e kam bërë mbrëmë dhe kjo do të shtohet në kallëzimin që do të depozitojmë sot.

Unë  do të jap një shifër dhe statistike për të ndaluarit ndryshe nga ajo që jep banditi apo plaçkitësi kryeministër. Të gjithë të arrestuarit dhe të ndaluarit janë studentë dhe të rinj. Ka edhe nga ata në moshën mbi 35 vjeç. Dhe e di për çfarë janë arrestuar. Sepse kanë ndërhyrë për të shpëtuar fëmijë, të rinj, studentë, kryesisht vajza ...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco