Është raportuar se në Qendrën e Azilit, i dyshuari mashkull shtetas algjerian, nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar fizikisht një shtetas turk me qëndrim të përkohshëm në këtë qendër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosoëvs bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:30 në fshatin Magurë të Lipjanit.


Tutje thuhet se viktima është dëruar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Fshati Magure, Lipjan 19.10.2026, 18:30. Është raportuar se në Qendrën e Azilit, i dyshuari mashkull shtetas algjerian, nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Turqisë me qëndrim të përkohshëm në këtë qendër. Viktima është dërguar në QKUK, Prishtinë, për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/