Një episod i veçantë te Kryeministria ku në pjesën e përparme janë vendosur karrige të institucionit dhe mbi to, kryeministri Rama vuri letra me mbishkrimin:
DIALOG
Ky veprim i kryeministrit vjen pas apeleve të shumta të tij dhe ministrave që protestuesit të dialogojnë për kërkesat e tyre.
Rama e ka bërë gjithashtu të qartë se me dhunë dhe me këtë mënyrë proteste, nuk ka ndërmend të negociojë largimin apo të tjera kërkesa të protestuesve.