Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj qëndrimit të disa pedagogëve, të cilët, sipas tij, e krahasojnë valën e dhunës gjatë protestave të fundit me ngjarjet e vitit 1991.
Deklaratat e tij u bënë gjatë një takimi me drejtorët e shkollave, ndërsa pedagogët kanë njoftuar një protestë për sot në orën 10:00.
“Disa pedagogë e konsiderojnë këtë valë dhune si të ngjashme me ’91-shin. Unë nuk dua të hy këtu, sepse me pedagogët është temë tjetër dhe gjërat kam dëshirë t’i them përballë”, deklaroi Rama.
Kryeministri u kërkoi drejtorëve dhe mësuesve të komunikojnë më shumë me nxënësit gjatë këtyre ditëve, ndërsa pretendoi se pas protestave janë shfaqur hapur edhe aktorë të tjerë.
“Flisni sa më shumë me nxënësit këto ditë dhe mësuesit, pasi kjo gjë dihej se nën puplat e flamingove u fshehën dhe duart që sot kanë dalë haptas. Por çfarë e sfidon një shtet, e bën edhe më të fortë! E bën vetëm më të fortë. Policia e Shtetit meriton respektin dhe mbështetjen e të gjithëve”, u shpreh Rama.