Egnatia synon fitoren e parë në Evropë, përballet me Aarhus në Danimarkë

Skuadra e Egnatias do të luajë të enjten ndeshjen e dytë në kuadër të Conference League, teksa do të udhëtojë drejt Danimarkës për t’u ndeshur me Aarhus. Takimi është programuar të zhvillohet në stadiumin “Cepheus Park”, me start në orën 21:00.

Pas debutimit me barazim ndaj Midtjylland në “Elbasan Arena”, ku siguroi një pikë të vlefshme, kampioni i Shqipërisë kërkon tani të marrë rezultat pozitiv edhe përballë kundërshtarit tjetër danez.

Të lidhura

None found

Aarhus kalon një moment jo të mirë, pasi ka pësuar rezultate negative në dy sfidat e fundit. Pozicioni i tyre në tabelë flet qartë për vështirësitë aktuale, duke u renditur në vendin e 10-të me vetëm 9 pikë të grumbulluara, çka i mban në zonën e ftohtë të klasifikimit.

Për rrogozhinasit kjo paraqitet si një mundësi ideale për të shfrytëzuar dobësinë e rivalit dhe për të nisur me këmbë të mbarë aventurën evropiane, duke synuar fitoren e parë dhe tre pikët e plota në këtë kompeticion.


Shtuar më 20.10.2026 10:03

Quantcast