Juventus do të vijojë me Luciano Spallettin, por besimi ndaj toskanit tashmë është me kohë të kufizuar. Trajneri i Zonjës së Vjetër do të qëndrojë për momentin në pankinë edhe pse drejtuesit e klubit i kërkojnë të gjejë zgjidhje për të ndryshuar situatën.

Në këtë pikë, vendimtare për Spallettin do të jenë sfidat me Rennes në Europa League, Lecce dhe Genoa në kampionat dhe jo vetëm për rezultatin e klasifikimin, por më shumë për të kuptuar nëse trajneri e ka në kontroll skuadrën.

Humbja e rëndë në Allianz Stadium kundër Lazios mund të ketë përcaktuar një para dhe një pas në aventurën bardhezi të Spallettit që prej 1 viti punon në Torino dhe rrallëherë ia ka dalë t’i tregojë publikut dhe tifozëve gjurmën që do të kishte dashur të linte që në fillim kur bëri prezantimin teksa tha se beson deti të titulli kampion.

Por 12 muaj më vonë, Spalletti ka vërë më keq edhe se Igor Tudor në këtë fillim kampionati me 11 pikë kundrejt 12 të kroatit. Çështje të principit të lojës që nuk janë aplikuar kurrë me të vërtetë nga futbollistët, ashtu sikurse edhe e një grupi që nuk i ka dalë kundër, por qe në javët e fundit ka shfaqur përçarje të dukshme; që nga shfryrja e Conceiçao në ndeshjen me Celta Vigon e deri te fjalët e Bremer pas humbjes me Lazion, me kapitenin brazilian që u detyrua të përballet me pjesën tjetër të skuadër për të sqaruar  cfarë donte të thoshte me ato fjalë.

Edhe pse për momentin Juventusi nuk ka ndërmend të vërë në dyshim pozicionin e Spallettit, tashmë kanë filluar të qarkullojnë emrat e pasuesit të tij të mundshëm dhe në krye është idhulli i tifozerisë bardhezi, Antonio Conte. Vetë Spalletti nuk ka ndërmend të heqë dorë edhe për faktin se zgjodhi të marrë drejtimin e Juventusit me një kontratë të parë 8 mujore me dëshirën për të rilindur pas aventurës së hidhur me kombëtaren italiane. Për Luciano Spallettin nuk mbyllet këtu, por duhet me çdo kusht një ndryshim i kursit.

Top Channel