Rama vendos karrige me mbishkrimin “dialog” para Kryeministrisë

Pak para nisjes së protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë, në ditën e tetë të saj, mëngjesin e kësaj të marte, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë janë vendosur disa karrige të kuqe, në formë sfere.

Në video shfaqet kryeministri Edi Rama, i cili vendos mbi to disa letra, ku shkruhet “Dialog”.

Ndërkohë, pasi i kanë parë karriget jashtë Kryeministrisë, një numër i vogël protestuesish kanë reaguar duke shkruar fjalën “Dorëheqje” mbi letrën me mbishkrimin “Dialog”, raporton Euro News.

Një prej protestuesve u shpreh se kryeministri mund ta shohë dialogun vetëm në ëndërr dhe se dialogun e bëjnë ata që shkojnë pas tij.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika