Vendosni fjalën kyçe....

Rama bën gati karriget për dialog



Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish thirrje për dialog qytetarëve që protestojnë kundër qeverisë, duke vendosur si kusht që pjesëmarrësit të distancohen nga aktet e dhunës.

Përmes një videomesazhi, Rama ka ftuar protestuesit për dialog, ndërsa ka vendosur karrige përpara Kryeministrisë, ku janë vendosur edhe fletë me mbishkrimin “Dialog”.

Kryeministri thekson se është i gatshëm të zhvillojë bisedime pa kushte dhe në çdo vend e kohë, por përjashton nga ky proces personat që, sipas tij, ushtrojnë dhunë ose nuk distancohen prej saj.

“Kush do dialog, pa kushte, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë, jam në dispozicion bashkë me qeverinë. Të vetmit që nuk janë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe që nuk distancohen nga dhuna”, u shpreh Rama.

Thirrja për dialog vjen në një kohë kur protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, një kërkesë që nuk përfshihet në ofertën e tij për bisedime pa kushte.