Pedagogët dalin para Universitetit Politeknik në solidaritet me studentët kundër dhunës policore

Ditën e sotme, një numër i madh pedagogësh u mblodhën përpara Universitetit Politeknik të Tiranës, duke shprehur mbështetjen për studentët dhe qëndrimet në favor të tyre.

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH), iu bashkua reagimeve që kundërshtojnë dhunën policore ndaj studentëve protestues.

Të lidhura

None found

Mbledhja u zhvillua para Universitetit Politeknik të Tiranës, ashtu siç ishte paralajmëruar nga pedagogët.

Në një njoftim publik të mëparshëm, sindikata shprehu shqetësimin për situatën gjatë protestave studentore, që po vijojnë prej gjashtë ditësh, dhe dënoi atë që e cilësoi si dhunë policore.


Quantcast