Mot i kthjellët në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, territori shqiptar ndikohet nga masa ajrore të thata e të qëndrueshme perëndimore, që sjellin kushte të favorshme atmosferike gjatë gjithë ditës.
Era fryn me drejtim jugperëndim–juglindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 14 m/s.
Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i ulët, me forcë nga 1 deri në 3 ballë. Temperaturat variojnë 5-24 gradë Celsius.