Aktualitet

“Jemi me studentët”, nis marshimi i pedagogëve te “Dëshmorët e Kombit”!

Paraditen e kësaj të marte, pedagogë janë grumbulluar në Korpusin Universitar, aty ku kanë vendosur të mbështesin studentët që protestojnë prej 13 tetorit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Stafet akademike kanë dalë në mbështetje të protestës së studentëve dhe në deklaratën e tyre të përbashkët, mbi 1350 pedagogë shprehen kundër dhunës ndaj studentëve e që kryeministri t’iu dëgjojë kërkesat.

Pedagogë nga fakultete të ndryshme të Tiranës po marshojnë drejt bulevardit kryesor “Dëshmorët e Kombit”, aty ku para Kryeministrisë janë karriget me ftesën e hapur për dialog.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.