Në një deklaratë pë media, pedagogia dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, njoftoi se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj Taulant Ballës, ABC News dhe Sokol Ballës, me pretendimin se kanë shpifur dhe dëmtuar imazhin e saj publik.
Kuçana mohoi akuzat se kishte mbajtur bombula gazi gjatë protestës dhe se ishte shoqëruar në komisariat, duke deklaruar se këto pretendime kanë cenuar figurën e saj.
“Unë jam pedagoge dhe shpërndaj dije”, u shpreh Kuçana, e cila akuzoi Taulant Ballën për lidhje me call center-a të motrës së tij dhe e cilësoi Sokol Ballën si “bankomatin e Belinda Ballukut”.
Pjesë nga deklarata:
Përshëndetje të gjithëve, ndodhemi sot përpara Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë.
Me kërkesën për gjykim, viktimë akuzuese, unë, në cilësinë e pedagoges, Ilirjana Kuçana, do të kallëzoj sot Taulant Ballën, televizionin ABC News dhe Sokol Ballën, për shpifjen dhe prishjen e imazhit publik, për fyerje.
Shpifjet që kanë qarkulluar në emrin tim këto ditë, që unë jam ajo e cila mbaja bombula gazi, që jam shoqëruar në Komisariatin nr. 1 dhe jam mbajtur për 8 orë, më lejoni t'ju them që jo vetëm nuk kam nxitur dhunë, por unë jam pedagoge dhe shpërndaj dije, ndryshe nga Taulant Balla, i cili mëson të rinjtë si të mashtrojnë në call center-at e motrës së tij, ndryshe nga Sokol Balluku, i cili është bankomati i Belinda Ballukut, që sapo është futur në SPAK.
© SYRI.net