Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar përmes një mesazhi mbi protestat e studentëve, duke theksuar rëndësinë e respektimit të së drejtës për protestë dhe nevojën për dialog me institucionet. Në mesazhin e tij, Balla nënvizon se studentët kanë të drejtë të protestojnë, të kundërshtojnë qeverinë dhe të kërkojnë ndryshime, duke e cilësuar këtë si pjesë të rëndësishme të demokracisë. Balla i bën thirrje qeverisë që të mbajë të hapur dialogun me studentët, duke përfshirë edhe diskutimin mbi angazhimet e Paktit për Universitetin të vitit 2018, rezultatet e arritura dhe çështjet që ende kërkojnë zgjidhje.
Postimi i plotë
STUDENTËT JANË E ARDHMJA E SHQIPËRISË
KËRKESAT E TYRE DUHET TË DËGJOHEN
Studentët kanë të drejtë të protestojnë, të kundërshtojnë qeverinë dhe të kërkojnë ndryshime.
Kjo është pjesë e demokracisë dhe duhet respektuar.
Pakënaqësitë për cilësinë e arsimit, kushtet e studimit, koston e jetesës, mundësitë ekonomike dhe strehimin janë çështje që kërkojnë vëmendje dhe përgjigje konkrete.
Qeveria ka përgjegjësinë të mbajë të hapur dialogun, përfshirë diskutimin mbi angazhimet e Paktit për Universitetin të vitit 2018, rezultatet e arritura dhe çështjet që mbeten për t’u adresuar.
Dialogu duhet të jetë një proces që prodhon zgjidhje, me përgjegjësi institucionale dhe afate të qarta.
Studentët janë partnerë në ndërtimin e së ardhmes. Dhuna nuk është rruga për ta ndërtuar atë
