Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, ka komentuar raportimet për një hetim ndaj Richard Grenellit, duke e ndërlidhur këtë zhvillim me mesazhet që, sipas tij, diplomati amerikan u dërgonte figurave të opozitës për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi, Aliu rikujtoi mënyrën se si Grenell numëronte ditët në mesazhet e tij, duke kërkuar largimin e Qeverisë Kurti nga pushteti.
Referuar lajmeve se presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar një hetim ndaj Grenellit për dyshime mbi ndikim në këmbim të parave, deputeti i VV-së reagoi me ironi.
“Edhe 7 ditë, edhe 6 ditë, edhe 5 ditë… Kështu Richard Grenell u shkruante përfaqësuesve të opozitës, duke kërkuar rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Tash, ai po përballet me raportime për një hetim të urdhëruar nga Trump, që lidhet me dyshime për ndikim në këmbim të parave.
Dikur ua llogariste ditët të tjerëve. Por tani, a do të nisë dikush t’ia numërojë ditët atij?”





