Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pedagogët vijojnë marshimin së bashku me protestusit me thirrjen “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”

    Polemika në Portugali, Cristiano Ronaldo-s i duhen vetëm 36 sekonda për të paguar gjobën

    Protestat e dhunshme/ Rama mbron reagimin e policisë: Në Shqipëri më shumë policë të lënduar se protestues, jashtë ndodh e kundërta 

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Protestat e dhunshme/ Rama mbron reagimin e policisë: Në Shqipëri më shumë policë të lënduar se protestues, jashtë ndodh e kundërta 
    Lajmet e fundit

    Protestat e dhunshme/ Rama mbron reagimin e policisë: Në Shqipëri më shumë policë të lënduar se protestues, jashtë ndodh e kundërta 

    October 20, 2026
    Protestat e dhunshme/ Rama mbron reagimin e policisë: Në Shqipëri më shumë policë të lënduar se protestues, jashtë ndodh e kundërta 

    Kryeministri Edi Rama mbrojti reagimin e Policisë së Shtetit gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, pas akuzave për përdorim disproporcional të forcës ndaj protestuesve. Gjatë një takimi me drejtorët e shkollave, Rama solli shifra krahasuese nga protestat e dhunshme në disa vende të Europës, por jo vetëm, duke theksuar se në Shqipëri janë lënduar afro 200 policë dhe rreth 80 protestues, ndërsa në vendet e tjera raporti ka qenë i kundërt, me më shumë protestues të plagosur sesa efektivë policie.

    Pjesë nga fjala e Ramës

    Shqipëri  jemi afro 200 policë dhe jemi rreth 80 protestues të lënduar.

    Në Francë në protestat e dhunshme të viteve 2018 dhe 2019 raporti i të lënduarve, të plagosurve ka qenë 2448 nga ana e protestuesve dhe 1797 nga ana e policisë, pra shumë më tepër protestues të plagosur sesa policë të plagosur.

    Në Ruman i në vitin 2018, ndihma mjekësore është dhënë për 419 civilë, pra protestues apo kalimtarë , këtu flasim për protestuesit, dhe 33 xhandarë. Në spital janë kuruar 56 civilë dhe vetëm 14 xhandarë. Kjo është disproporcion.

    Në Gjeorgji në protestat masive që u bënë dhe që u kthyen në protesta të dhunshme, numri i të plagosurve nga e protestuesve ka qenë 160 dhe nga ana e policisë vetëm 80. Përsëri shumë më tepër protestues sesa efektivë policie.

    Në Afrikën e Jugut , një tjetër protestë e kthyer në një protestë të dhunshme, ku ka pasur dhe largqoftë të vrarë, përsëri krahasimisht me mbi 100 protestues nga të cilët 34 të vrarë dhe pjesa tjetër të plagosur, ka pasur vetëm 2 policë të vrarë dhe një dyzinë policësh të plagosur.

    Në Spanjë, nga të gjithë të dëmtuarit, 833 persona kanë qenë të lënduar dhe të plagosur nga ana e protestuesve dhe vetëm 33 efektivë policie kanë marrë ndihmë mjekësore.

    Në Gjermani 130 demostrues të plagosur, të lënduar dhe vetëm 34 policë dhe mund të vazhdoj me plot shembuj të tjerë, por kjo është një listë e ushtrimit disproporcional të forcës nga ana e Policisë dhe nga ana e shtetit në raport me protestuesit.

    aktualiteti shqiptar deklarata e Ramës dhuna në protesta Edi rama efektivët e lënduar përplasjet me policinë policia e shtetit policia shqiptare Protestat e dhunshme protestat në Tiranë protestuesit e lënduar reagimi i policisë rendi publik siguria publike tensionet politike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pedagogët vijojnë marshimin së bashku me protestusit me thirrjen “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”

    October 20, 2026

    Polemika në Portugali, Cristiano Ronaldo-s i duhen vetëm 36 sekonda për të paguar gjobën

    October 20, 2026

    Protestat e dhunshme/ Rama mbron reagimin e policisë: Në Shqipëri më shumë policë të lënduar se protestues, jashtë ndodh e kundërta 

    October 20, 2026

    Protestat e dhunshme, Rama paralajmëron: Kush dëmton pronën publike e private duhet të përndiqet nga hija e shtetit derisa të paguajë

    October 20, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.