Studentët e Korçës pa vendim për vijimin e protestës, ndahen qëndrimet mes bojkotit dhe vijimit të mësimit

20 Tetor 2026 | 11:08

Këtë të martë, studentët e Universitetit të Korçës kanë zhvilluar një takim për të diskutuar për përfshirjen ose jo në protestat që kanë nisur prej pesë ditësh në qytet, kryesisht me nxënës të gjimnazeve, por edhe qytetarë.

Pas një ore e gjysmë diskutimesh, mendimet e studentëve kanë qenë të ndryshme dhe nuk kanë dalë me një vendimmarrje konkrete.

Burime të siguruara pranë Këshillit Studentor thanë se ka pasur studentë që kanë kërkuar bojkot të mësimit, të tjerë kanë kërkuar përfshirjen në protesta pas procesit mësimor, ndërsa ka pasur edhe studentë që kanë qenë kundër bojkotit dhe pjesëmarrjes në protestë.

Studentët dhe anëtarët e Këshillit Studentor nuk kanë pranuar të prononcohen për gazetarët. Të njëjtat burime thanë se Këshilli Studentor do të kontaktojë edhe me studentë të tjerë që nuk ishin të pranishëm, për të marrë më pas një vendim përfundimtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit largojnë karriget e “dialogut” të vendosura nga Rama para Kryeministrisë

Protestuesit e mbledhur para kryeministrisë duket se kanë refuzuar thirrjen për dialog të kryeministrit Edi Rama pasi kanë hequr karriget e vendosur në mënyrë simbolike...
10:59 | 20/10/2026

Vlorë, vijon normalisht procesi mësimor në universitet

Në Universitetin e Vlorës, procesi mësimor vijon normalisht. Siç shihet edhe në pamje, studentët janë të pranishëm në auditore dhe po zhvillojnë rregullisht leksionet. Në...
10:50 | 20/10/2026

“Rama ka shtruar sheshin e dialogut”, Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Studentët të ulen

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë...
10:50 | 20/10/2026