“Shefqeti kishte shtyrë dhe goditur prindërit e mi”/ Zbardhet dëshmia e autorit që vrau 2 vëllezërit në Kamëz: U nxeha, i qëllova me pistoletë

20/10/2026 11:15

Është zbardhur dëshmia e autorit që vrau një ditë më parë dy vëllezër dhe la një tjetër të plagosur.

Në dëshminë e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, thuhet se Ngushellim Manzi ka thënë:

“Vëllezërit islami po kryenin punime dhe betoniera vinte para shtëpisë tonë. Ne i kërkuam ta kalonin te një rruge alternative se duhet të bënte shumë manovra. Ata na i kthyen keq.

Shefqet Ismailajn kishte shtyrë dhe goditur prindërit e mi. Kur e mora vesh këtë u nxeha dhe e godita. Pastaj erdhën dy vëllezërit e tij. Nazmi Ismailajn. Sherri degradoi dhe unë i qëllova me pistolete”.

Ushtaraku 40-vjeçar Ngushellim Manzi vrau dje me armë zjarri vëllezërit Selam dhe Nazmi Islamaj, si dhe ka lënë të plagosur rëndë Shefqet Islamaj.

Top Channel