E martë, 20 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Aktivistët e shoqërisë civile padisin në SPAK Ramën dhe Hitën: Kanë shkaktuar dëm të madh psikologjik dhe fizik

10 Aktivistë të Shoqërisë Civile paraqesin para SPAK sot në orën 11:00 një Kallzim Penal kundrejt Edi Ramës si Kryeministër në detyrë dhe Skënder Hitës si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Padia e tyre ka qenë për veprimet që policia ka ushtruar ndaj protestuesve gjatë 7 ditëve të fundit në protestë.

Reklamë

Akuzat:

1. Për genocid ndaj një pjese të shoqërisë duke e diferencuar nga pjesa tjetër nëpërmjet etiketimit, diskriminimit, linçimit dhe zhvlerësimit. Ky veçim bëhet me dhunë, përndjekje, shkaktim demi te madh fizik dhe psikologjik

Reklamë

2. Ushtrimini ndikimit për veprimet të paligjshme duke i premtuar para punonjësve të rendit.

3. Shpërdorimi i detyrës me veprime që sjellin pasoja në interesat e shtetasve

4. Dhënia e urdhërave të paligjshëm që cenojnë lirinë dhe integritetin e individit

5. Mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshmërisë

6. Kryerja e veprimeve aktive për të penguar lirinë e shprehjes dhe organizimit

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.