BE-ja mbron buxhetin për “Evropën Globale”, në fokus mbështetja për vendet kandidate

20 Tetor 2026 | 11:39

Komisioni Evropian ka mbrojtur propozimin për një buxhet ambicioz për programin “Evropa Globale”, duke e cilësuar atë thelbësor për mbështetjen e vendeve kandidate për anëtarësim, forcimin e partneriteteve dhe promovimin e interesave të Bashkimit Evropian.

“Komisioni ka propozuar një buxhet ambicioz për Evropën Globale, i cili është thelbësor për të siguruar mbështetje para-anëtarësimit, për të promovuar interesat e BE-së dhe të vendeve partnere, për të forcuar partneritetet, për të mbështetur vlerat e BE-së dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive krizave”, thuhet në letër.

Çështja e buxhetit u diskutua edhe në samitin e fundit të liderëve të BE-së, ku propozimi irlandez nuk arriti të siguronte mbështetjen e shumicës së udhëheqësve evropianë.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, pritet të paraqesë një propozim të ri kompromisi përpara samitit të posaçëm të 26 nëntorit.

Letra e Komisionit Evropian shihet si një përpjekje për të ndikuar në hartimin e këtij kompromisi, në një kohë kur buxheti i ardhshëm i BE-së dhe financimi i politikave të jashtme, përfshirë mbështetjen për vendet që synojnë anëtarësimin në Union, mbeten çështje të rëndësishme për institucionet evropiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Francë, Bashkia historike e Limoges kthehet në hi. Imazhe të reja kapin shkallën e shkatërrimit (VIDEO)

Zjarri që shpërtheu mes protestave studentore në Francë shkaktoi dëme të shumta në bashkinë historike të Limoges , një simbol i qytetit për më shumë...
10:30 | 20/10/2026

Grabitje, shkatërrime dhe përplasje me policinë, anarki në rrugët e Milanos. Salvini njofton vendosjen e 500 ushtarëve shtesë

Qeveria e kryeministres italiane Giorgia Meloni po përgatit masa të reja sigurie pas trazirave në Milano gjatë fundjavës, kur grupe të rinjsh thyen vitrinat e...
09:31 | 20/10/2026

Frikë për një shpërthim të ri në Francë pavarësisht masave të rrepta pas plaçkitjeve, fatura nga incidentet 1.2 miliardë euro

Demonstratat masive dhe incidentet e dhunshme që tronditën Francën gjatë fundjavës treguan një rënie të ndjeshme të hënën, pas vendosjes së masave më të rrepta...
09:16 | 20/10/2026