• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
JavanewsJavanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavanewsJavanews
Home Kryesoret

Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

by E B
20/10/2026 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmet ndaj degëve bankare dhe bizneseve gjatë protestave në Tiranë mund të sjellin pasoja ekonomike që shkojnë përtej dëmeve materiale. Eksperti i ekonomisë Ergis Sefa, në studion e emisionit “7pa5” në Vizion Plus, vlerëson se goditja e infrastrukturës financiare përbën një problem serioz, veçanërisht në një vend ku një pjesë e madhe e qytetarëve vijojnë të përdorin paranë cash.

Sipas Sefës, më shumë se 60% e qytetarëve në Shqipëri përdorin para cash, ndaj dëmtimi i rrjetit të shpërndarjes së tyre, përfshirë bankomatet, mund ta vështirësojë tërheqjen e parave. Megjithatë, ai thekson se rreziku kryesor në këtë situatë është krijimi i panikut, dhe jo humbja e kursimeve për shkak të dëmtimit fizik të degëve bankare.

“Qëndrim i nevojshëm dhe i domosdoshëm në një pikë kritike ku infrastruktura e sistemit financiar po sulmohet ditë pas dite. Kjo është një nga problemet e mëdha që mund të ndodhë, jo vetëm në momentin që sulmohet, por edhe në efektet që ka më vonë. Mbi 60% e jona në Shqipëri përdorin paranë cash. Nëse dëmtohet rrjeti i shpërndarjes së cash-it, pra rrjeti i ATM-ve, do të jetë më e vështirë për ta të tërheqin cash-in. Problemi i vërtetë në këtë pikë është paniku, jo që paratë janë të pasigurta, sepse në botën digjitale ato nuk humbasin”, thotë Sefa.

Sefa paralajmëron se dëmtimi i mëtejshëm i infrastrukturës financiare dhe humbja e besimit te sistemi i pagesave mund të shkaktojnë pasoja konkrete për ekonominë. Sipas tij, paniku i qytetarëve mund të ngadalësojë qarkullimin e parasë dhe aktivitetin ekonomik, duke krijuar një cikël që rëndon më tej gjendjen ekonomike.
“Nëse kjo situatë vazhdon dhe dëmtohet mjaftueshëm infrastruktura, mund të kemi një efekt që rëndon mbi qytetarët. Nëse njerëzit nuk janë më të sigurt për sistemet financiare dhe mendojnë se pagesat dhe depozitat e tyre mund të cenohen, pra krijohet ky panik apo kjo ide, atëherë kjo sjell kosto reale mbi ekonominë. Flas për ngadalësim të sistemit të pagesave, ngadalësim të qarkullimit të parasë në sistemin ekonomik dhe, si pasojë, një cikël agresiv ekonomik, i cili vetëm sa shkon drejt varfërimit. Prandaj është shumë i rëndësishëm sistemi financiar dhe veçanërisht sistemi i pagesave”, thotë Sefa.

Përveç dëmeve fizike, bankat përballen edhe me mungesën e të ardhurave nga transaksionet që nuk kryhen. Eksperti shpjegon se, ndonëse bankat mund t’i përballojnë këto kosto, në një periudhë të mëvonshme ato mund të reflektohen te qytetarët përmes rritjes së tarifave të shërbimeve bankare.

“Banka, përveç kostos së dëmeve materiale që janë shkaktuar, ka dhe mungesën e fluksit të transaksioneve. Kjo është një kosto që vetë banka si biznes e mbart, por është e përballueshme nga ana e tyre. Bankat janë biznese që kanë një normë fitimi të konsiderueshme dhe është një kosto që mund ta absorbojnë. Por absorbimi i kostos që ato bëjnë nuk ngelet vetëm aty. Si çdo biznes tjetër, do të rrisin tarifat për diçka për qytetarin. Ndoshta nuk do të reflektojë në javën e parë, por në diçka do të reflektojë. Do të paguajmë dyfish: një për koston e dëmit që u është shkaktuar bankave dhe një për aktivitetin e munguar”, thotë Sefa.

Eksperti i ekonomisë vlerëson se kostoja e dëmeve për bizneset dhe bankat gjatë kësaj jave e cila është shoqëruar me protesta të dhunshme, mund të arrijë deri në 10 milionë euro. Ai sqaron se në këtë faturë nuk përfshihen vetëm dëmet e drejtpërdrejta, por edhe humbjet nga aktiviteti i ndërprerë, xhiroja e munguar, pagesat e taksave dhe pagat e punonjësve.

“Kostoja e dëmeve që është bërë në biznese shkon deri në 10 milionë euro, pra biznese me banka bashkë. Këtu nuk bëhet fjalë për dëmin që është shkaktuar në mënyrë direkte, sepse gjatë kësaj kohe ato biznese, për këtë javë, kanë paguar taksat, por nuk kanë bërë punë. Kanë një xhiro të munguar, vijojnë të paguajnë punonjësit. E gjithë kostoja e aktivitetit ekonomik të paguar është ajo që rëndon. Duket se janë pak, por nëse e shikojmë biznes pas biznesi, dëmtimi i 20, 30 apo 40 mijë eurove në një biznes është shkatërrimtar”, thotë Sefa.

I pyetur se kush do ta përballojë koston përfundimtare të dëmeve, Sefa shprehet se barra bie te qytetarët dhe taksapaguesit. Ai nënvizon nivelin e ulët të sigurimit të bizneseve në Shqipëri, duke deklaruar se vetëm 4% e tyre janë të siguruara, ndërsa pjesa dërrmuese mbetet pa mbulim për dëme të tilla.

“Fatkeqësisht, si çdo gjë, e paguajmë ne, ne që paguajmë taksa. Vetëm 4% e bizneseve në Shqipëri janë të siguruara. 96% janë të pasiguruara. Duhet të kthehet në kulturë, por mënyra se si jemi sot, dëmin do ta paguajnë taksapaguesit”, përfundon eksperti.

Next Post
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Bota në kaos, Shqipëria më e rrezikuar se kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

October 20, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Bota në kaos, Shqipëria më e rrezikuar se kurrë

October 20, 2026
Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

October 20, 2026
Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

October 20, 2026
VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

October 20, 2026
Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

October 20, 2026
Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

October 20, 2026
Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

October 20, 2026
Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

October 20, 2026
VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com