Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa rrugë dhe fshatra.

Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes do të intervenojnë në rrjetin e ujësjellësit në rrugët “Kullat Shqiptare”, “Xhon Sereqi”, “Gani Musa”, “Eqrem Qabej” dhe “Shpëtimi”.


Punime janë paralajmëruar edhe në fshatrat Shupkofc, Lushtë, Vërrnicë, Rekë dhe Suhodoll.

Ndërkaq, në rrjetin e kanalizimit intervenimet do të kryhen në rrugët “Agim Ramadani - Katana”, “Harun Beka”, “Mbretëresha Teuta” dhe “Tanaska Raiqa”.

KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Kompania ka bërë të ditur gjithashtu se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt. Në raste të tilla, konsumatorëve u është rekomanduar ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet. /Telegrafi/