Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramën. 'Janë studentët ata që vendosin', tha ai.
Aleksandër Kovaçi: Edhe vetë kryeministri nuk mund të komunikojë me këta njerëz. I vetmi komunikim është dorëheqja e tij.
Nuk e dëgjuam. Ne nuk pranojmë dialog. Nuk e kemi ne dorë në. Kush jemi ne. ne jemi me studentët. Studentë kanë thënë nuk ka dialog, ka vetëm zgjidhje. Zgjidhja është dorëheqja e Kryeministrit, Kaq.
Gazetar: Kush i theu karriget?
Aleksandër Kovaçi: Karriget i kanë thyer studentët, sepse janë ata që janë në komunikim. Pedagogët nuk kanë asnjë gjë në dorë. Vetëm mbështesim studentët. Ata kanë thënë nuk ka dialog me dhunë. Përdorimi i dhunës e ka zhdukur dialogun. Njerëzit kanë 5 muaj që po protestojnë, dhe nuk ka asnjë lloj dialogu. Sot nuk është kohë për dialog. është koha për dorëheqje. Ato karrige janë për tu thyer
Gazetar: Rama e ka thënë se nuk do të dorëhiqet?
Aleksandër Kovaçi: e mban përgjegjësinë vete për çfarë thotë, protesta vazhdon.
Gazetar: Si e shikoni gjendjen e studentëve
Aleksandër Kovaçi: Njerëzit i kanë lënë kohë 13 vjet politikës i kanë lënë kohë kryeministri për të përmirësuar gjendjen. Gjendja ka shkuar akoma me blozë dhe me keq. Prandaj ka revoltë.
© SYRI.net
Studentë të tjerë nisen nga sheshi ‘Skënderbej’ në drejtim të Bulevardit, para zyrës së Ramës
Sherr mes mercenarëve të Ramës: Shpërblim me diferencim dhe kaotik, në radhët e policisë nuk po ngjit tentativa e blerjes për të dhunuar studentët
Al Jazeera/ ‘Pika e vlimit’: Pse studentët po protestojnë kundër Edi Ramës në Shqipëri