Refuzuan ftesën për dialog, protestuesit ngjisin në muret e Kryeministrisë foto nga përplasjet me policinë (VIDEO)

20 Tetor 2026 | 11:56

Vijon të mbetet e qetë protesta e studentëve, të cilëve këtë të martë u janë bashkuar edhe pedagogët. Gjatë qëndrimit të tyre përpara Kryeministrisë, një grup protestuesish kanë ngjitur jashtë mureve të saj disa foto nga momentet kur, gjatë këtyre 8 ditëve, janë përplasur dhe dhunuar nga policia.

Sipas pamjeve, në krah të fotove shkruhet gjithashtu: “DIALOG??”

Ndërkohë, vetëm pak orë më parë, protestuesit kanë refuzuar ftesën e kryeministrit për dialog, duke hequr nga ambientet e jashtme të Kryeministrisë karriget e kuqe që mbanin mbishkrimin “Dialog”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studentët e Korçës pa vendim për vijimin e protestës, ndahen qëndrimet mes bojkotit dhe vijimit të mësimit

Këtë të martë, studentët e Universitetit të Korçës kanë zhvilluar një takim për të diskutuar për përfshirjen ose jo në protestat që kanë nisur prej...
11:08 | 20/10/2026

“Pa dorëheqje nuk ka dialog”- Protestuesit përmbysin karriget e vendosura nga Rama para Kryeministrisë (VIDEO)

Protestuesit e mbledhur para kryeministrisë duket se kanë refuzuar thirrjen për dialog të kryeministrit Edi Rama pasi kanë hequr karriget e vendosur në mënyrë simbolike...
10:59 | 20/10/2026

Vlorë, vijon normalisht procesi mësimor në universitet

Në Universitetin e Vlorës, procesi mësimor vijon normalisht. Siç shihet edhe në pamje, studentët janë të pranishëm në auditore dhe po zhvillojnë rregullisht leksionet. Në...
10:50 | 20/10/2026