Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 8-të e revoltës/ Studentët e Mjeksisë bashkohem me pedagogët dhe kolegët e polititeknikumit te Kryeministria

‘Na kërcënojnë me bursa, na goditën pa asye’/ Studentët: Rama i korruptuar… këtu do jemi derisa të vdesim

11:29, 20/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pedagogët dhe studentët vijojnë marshimin dhe protestën para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe duke refuzuar çdo dialog me kryeministrin që, sipas tyre, i etiketon si kriminelë dhe huliganë.

Për kamerën e SYRI-t, studentët shprehen se nuk do të tërhiqen nga revolta, ndërsa akuzojnë qeverinë se po përpiqet t’i joshë me bursa dhe mbështetje financiare, pa iu përgjigjur kërkesave të tyre.

Studentët denoncojnë gjithashtu dhunën policore, duke rrëfyer se janë goditur pa arsye dhe se këto episode nuk do t’i trembin, por do t’i bëjnë më të vendosur.

“Këtu do të jemi derisa të dorëhiqet”, deklaron një prej tyre, ndërsa një tjetër e cilëson Ramën si të korruptuar dhe kundërshton çdo përpjekje për dialog me të.

Studenti: Nuk ka asnjë llojë dialogu. Kemi dalë 140 ditë këtu dhe këtu do të jemi derisa të dorëhiqet. Nuk ka asnjë llo dialogu me një kryeministër që na cilëson ne si kriminelë dhe huliganë kur i vetmi huligan është ai vetë. Studioj për megatronik.

Studenti tjetër: Asnjë dialog, zero. Nuk duam dialog me një të korruptuar në maksimum. Na jep një bursë 10 mijë lekshe dhe kujton se po jep diçka të madhe. Do me na rraf dhe me na heq 10 mijë lekshin. Apo pensionin e pleqve me 10 mijë po i gënjen.

Studenti i parë: Më kanë goditur pa arsye. Po prap më të fortë do bëhemi. Nuk isha pjesë e protestës dje dhe më kanë goditur te ‘Tajvani’ pa pikë arsye. Prandaj këtu do jemi dhe nuk kemi frikë këtu do jemi derisa të vdesim. Më të fortë do bëhemi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco