Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Shtetet e Bashkuara se po vonojnë qëllimisht dërgesën e raketave interceptuese në vendin e tij, ndërsa tensionet midis Kievit dhe Uashingtonit u përshkallëzuan për ndihmën ushtarake dhe ndarjen e informacioneve të inteligjencës .
Kievi tha se nuk kishte paralajmërim të hershëm për sulme të fuqishme raketore ruse, duke përsëritur pretendime të ngjashme të bëra javën e kaluar.
Duke folur para senatorëve amerikanë të hënën, Zelensky tha se “ Pentagoni po vonon dorëzimin e raketave” të paguara tashmë nga vendet evropiane dhe se dërgesa po priste firmën e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth .
Ai tha gjithashtu se disa vende evropiane ishin gati të transferonin raketat interceptuese Patriot nga rezervat e tyre, por ende prisnin miratimin e SHBA-së.
“Raketat janë gati dhe mund të jenë tashmë në Ukrainë. Por për fat të keq, ende nuk ka miratim”, “, tha Zelensky.
Shtetet e Bashkuara kanë mohuar të kenë bërë ndryshim në ndarjen e informacionit të inteligjencës me Ukrainën.
Trump gjithashtu ka mohuar të ketë urdhëruar një ulje të shpejtësisë në rrjetin Starshield, të zotëruar dhe të kontrolluar nga qeveria amerikane, pasi Elon Musk, kompania e të cilit SpaceX e zhvilloi atë, tha se urdhri mund të ketë ardhur vetëm nga Shtëpia e Bardhë .
Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme
Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit
- 12:00 Tubimi para Kryeministrisë, studentë të tjerë i bashkohen protestës
- 11:56 Refuzuan ftesën për dialog, protestuesit ngjisin në muret e Kryeministrisë foto nga përplasjet me policinë (VIDEO)
- 11:48 Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme
- 11:39 BE-ja mbron buxhetin për “Evropën Globale”, në fokus mbështetja për vendet kandidate
- 11:08 Studentët e Korçës pa vendim për vijimin e protestës, ndahen qëndrimet mes bojkotit dhe vijimit të mësimit
- 10:59 “Pa dorëheqje nuk ka dialog”- Protestuesit përmbysin karriget e vendosura nga Rama para Kryeministrisë (VIDEO)