Kryeministri Edi Rama u shfaq përpara godinës së qeverisë nga ku u vendosën këto karrige. Bëri ftesë për dialog. Më herët kryeministri është takuar me drejtuesit e shkollave të mesme të kryeqytetit të cilëve u tha se nxënësit e tyre po përdoren për të justifikuar të gjithë këtë valë dhune, e cila nuk ka të bëjë as me nxënësit, as me studentët, por me një grup njerëzish ku ka nga të gjithë.