Sport

Më seksi se pamja e jashtme? Tipari që po fiton zemrat e britanikëve…

Përgjegjshmëria financiare po shihet gjithnjë e më shumë si shenjë pjekurie dhe një cilësi tërheqëse në një lidhje dashurie. Të jesh i zgjuar me paratë duket se po fiton më shumë pikë në dashuri sesa pamja e jashtme. Një studim me 2,000 të rritur në Britani ka zbuluar se 30% e tyre e konsiderojnë menaxhimin e mirë të financave një nga cilësitë më tërheqëse te partneri, duke e renditur atë mbi të qenit ambicioz, familjar apo shoqëror.

Ky qëndrim është veçanërisht i përhapur te brezi i Millennials, ku 35% e të anketuarve e shohin përgjegjshmërinë financiare si një avantazh të rëndësishëm në një marrëdhënie. Madje, 56% e tyre pranuan se mund t’i jepnin fund lidhjes nëse partneri nuk do të dinte t’i menaxhonte siç duhet paratë. Në përgjithësi, 78% e britanikëve mendojnë se aftësia për të administruar financat është një cilësi tërheqëse, pasi tregon përgjegjshmëri, ul stresin për çështjet ekonomike dhe krijon më shumë siguri për të ardhmen.

Preferencat janë gjithashtu të qarta kur bëhet fjalë për mënyrën e shpenzimit të parave. Vetëm 12% do të preferonin një partner që shpenzon bujarisht, ndërsa 56% do të zgjidhnin dikë që i kushton rëndësi kursimit dhe sigurisë financiare. Të dhënat tregojnë se 51% e të rriturve i kushtojnë sot më shumë rëndësi kësaj cilësie sesa dhjetë vjet më parë. Mosha mesatare kur njerëzit fillojnë të kërkojnë një partner financiarisht të përgjegjshëm është 26 vjeç.

Ndërkohë, besueshmëria, humori dhe mirësia mbeten cilësitë kryesore që njerëzit kërkojnë në një marrëdhënie. Për 59% të të anketuarve, diskutimi i hapur për paratë nis që në fillimet e lidhjes. Mesazhi duket i qartë: në një kohë kur kostoja e jetesës rëndon mbi buxhetet familjare, pjekuria financiare po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e tërheqjes romantike.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.