Një 36-vjeçar nga Kavaja, i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për prodhim dhe shitje droge, është arrestuar në Durrës. Personi me inicialetJ. K. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit e kishte dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai u kap nga policia pas informacioneve të siguruara për vendndodhjen e tij.

Njoftimi i plotë 

"I dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari i shpallur në kërkim.   

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i veprimeve të shpejta policore të kryera pas sigurimit të informacioneve për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-J. K., 36 vjeç, banues në Kavajë.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme"