Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Po transportonte 3 emigrantë afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

    Mariah Carey fiton betejën ndaj vëllait, gjykata rrëzon padinë prej 20 milionë dollarësh

    Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Po transportonte 3 emigrantë afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër
    Aktualitet

    Po transportonte 3 emigrantë afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

    October 20, 2026
    Po transportonte 3 emigrantë afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

    Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi u kap duke transportuar me automjet 3 shtetas me origjinë afrikane, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Malit të Zi.

    44-vjeçari me iniciale Gj. U., banues në Shkodër, u ndalua gjatë natës në rrugën nacionale pranë pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

    Sipas policisë, tre shtetasit e huaj nuk kishin dokumente identifikimi dhe dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar.

    Arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Destinationi”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Shkodër.

    Policia sekuestroi automjetin me të cilin transportoheshin tre shtetasit e huaj, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    Njoftimi i plotë i Policisë së Shkodrës

    “DVP Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Destinationi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.      

    U kap në afërsi të PKK Hani i Hotit, duke transportuar me automjet, 3 shtetas të huaj që synonin të kalonin ilegalisht në territorin e Malit të Zi, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari.   

    Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin 3 shtetasit e huaj.     

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Shkodër, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Destinationi”.     

    Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj. U., 44 vjeç, banues në Shkodër. 

    Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, në rrugën nacionale pranë PKK Hani i Hotit, duke transportuar me automjetin e tij, 3 shtetas me origjinë afrikane, që synonin të kalonin ilegalisht në territorin e Malit të Zi. 3 shtetasit e huaj nuk dispononin dokumente identifikimi dhe dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.  

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

    aktualiteti shqiptar arrestimi i 44-vjeçarit emigracioni i paligjshëm emigrantët afrikanë hetimet policore kalim i paligjshëm i kufirit kontrabandimi i emigrantëve kronikë e zezë Mali i Zi operacion policor policia e shtetit shkodër siguria kufitare trafikimi i emigrantëve transportimi i emigrantëve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Po transportonte 3 emigrantë afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

    October 20, 2026

    Mariah Carey fiton betejën ndaj vëllait, gjykata rrëzon padinë prej 20 milionë dollarësh

    October 20, 2026

    Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

    October 20, 2026

    Kontrolle telefonash pa vendim gjykate dhe pretendime për dhunë, Avokati i Popullit publikon gjetjet pas protestës

    October 20, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.