Rama shqyrton uljen e moshës për përgjegjësi penale dhe mundësinë e kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Kryeministri Edi Rama, paralajmëroi masa penale dhe administrative ndaj personave që kanë shkaktuar dëme gjatë protestave të ditëve të fundit, ndërsa tha se qeveria po shqyrton edhe mundësinë e kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16-vjeçare.
Që nga 13 tetori, mijëra njerëz kanë protestuar fillimisht në Tiranë e pastaj edhe në qytete të tjera, nxitur nga pakënaqësitë e studentëve për kostot e arsimit, kushtet në universitete dhe mungesën e perspektivës ekonomike.
Protestat u zgjeruan shpejt, duke përfshirë qytetarë që kundërshtojnë koston e jetesës, korrupsionin dhe mënyrën e qeverisjes. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe të qeverisë së tij.
Por, pavarësisht protestave dhe kërkesave për dorëheqje, Rama nuk dha asnjë sinjal se do të tërhiqet nga posti. Ai tha se është i gatshëm të dëgjojë edhe qytetarët që kërkojnë largimin e tij, por këmbënguli se ndryshimet politike nuk mund të imponohen përmes dhunës.
Si ftesë për dialog, të martën, ai vendosi disa fleta me mbishkrimin “DIALOG” në disa karrige para objektit të Kryeministrisë në Tiranë. Këto karrige u rrëzuan nga protestues pak orë më vonë.
U erdhi në ndihmë tre të huajve për të kaluar drejt Malit të Zi, arrestohet 44-vjeçari në Han të Hotit
Vrau me armë zjarri 2 vëllezërit në Kamëz dhe plagosi një tjetër, zbardhet dëshmia e 40-vjeçarit: Më goditën prindërit
Kontrolle telefonash pa vendim gjykate, pretendime për dhunë ndaj të miturve, Avokati i Popullit publikon gjetjet pas protestës
- 12:59 U erdhi në ndihmë tre të huajve për të kaluar drejt Malit të Zi, arrestohet 44-vjeçari në Han të Hotit
- 12:57 Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur
- 12:37 Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë
- 12:26 Vrau me armë zjarri 2 vëllezërit në Kamëz dhe plagosi një tjetër, zbardhet dëshmia e 40-vjeçarit: Më goditën prindërit
- 12:14 Kontrolle telefonash pa vendim gjykate, pretendime për dhunë ndaj të miturve, Avokati i Popullit publikon gjetjet pas protestës
- 12:09 Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave