“Më kanë kërcënuar me jetë”, Kostana Morava e revoltuar me protestën: Ka grupime të fshehta, duan të vijnë në pushtet me dhunë
Kostana Morava ka reaguar ashpër ndaj lëvizjes së protestës në Shqipëri, duke ngritur akuza për dhunë, intimidim dhe sulme publike ndaj personave që mbajnë qëndrime kritike ndaj saj.
Në një deklaratë të fortë, Morava shprehet se sulmet ndaj saj lidhen me qëndrimin e pavarur që ka mbajtur ndaj protestës, ndërsa thekson se nuk ka asnjë lidhje me qeverinë e Edi Ramës.
VIDEO- Reagimi i Kostana Morava :
“Në qoftë se doni të kuptoni se çfarë po ndodh me këtë lëvizje të dhunshme, gati terroriste, shikoni çfarë ndodh me mua. Jam një njeri i pavarur, pa as edhe një lidhje me qeverinë Rama. Absolutisht zero lidhje. Për këtë ju garantoj dhe shikoni se çfarë sulmesh publike marr unë.
Aq sa dhe ish-zëvendësministri i arsimit të qeverisë Rama çohet dhe bën thirrje që mua të më bëjnë bllok. Pra me çfarë kemi të bëjmë këtu? Kemi të bëjmë me një njerëz të cilët duan të na mbyllin gojën, me njerëz që duan të vijnë në pushtet me dhunë, me njerëz të cilët nuk dalin publikisht të thonë se kush janë, sepse me shumë mundësi kanë tashmë një grupim politik i cili me siguri është edhe në parlament.
Prandaj nuk dalin dhe të thonë që ejani të ndërtojmë një grup të ri, një strukturë të re politike që ta drejtojë vendin, sepse tashmë ajo strukturë është e krijuar. E para, për t’ju rikthyer sërish çështjes së sulmit, çdo njeri që kur kanë filluar flamingot dhe ju e dini shumë mirë këtë.
Të gjithë shqiptarët e dinë, që ka guxuar të mbajë qëndrimin e tij të pavarur dhe të vënë në pikëpyetje lëvizjen flamingo dhe sot lëvizjen e dhunës në Shqipëri, është sulmuar, është linçuar publikisht deri në kërcënime për jetë. Kjo që po ndodh edhe me mua tani.
Si mund t’i besoj unë kësaj lëvizje? Si mund të dua unë apo ti që të drejtohesh pikërisht nga kjo lëvizje e cila ende pa ardhur ende pa ardhur në pushtet ka marr gurët dhe kërkon të na mbylli gojën me kërcënime.”
/vizionplus.tv




