Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt Ministrisë së Arsimit
20/10/2026 13:12
Protesta paqësore para kryeministrisë ka përfunduar dhe protestuesit kanë vendosur të marshojnë.
Nuk ka një destinacion fiks se ku protestuesit do të stacionohen, por informacionet e para janë se mund të transferohen drejt Ministrisë së Arsimit.
Ditën e sotme, të paktën deri më tani nuk ka pasur asnjë konfrontim me policinë dhe gjithçka ka qenë paqësore.
Top Channel