Më 18 tetor 2026, te platoja e sipërme e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, u mbajt edicioni i dytë i eventit “Lëviz me Bardhën”, një iniciativë e krijuar dhe organizuar nga trajnerja personale Bardha Kurti.

Ky edicion iu kushtua Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke bashkuar gra dhe vajza rreth një mesazhi të përbashkët: kujdesi për shëndetin, solidariteti dhe mbështetja ndaj njëra-tjetrës.


Bardha Kurti, trajnere personale dhe instruktore e notit, përmes punës së saj synon të promovojë një mënyrë jetese aktive dhe të motivojë gratë që ta vendosin shëndetin dhe mirëqenien e tyre në prioritet.

Përmes iniciativës “Lëviz me Bardhën”, ajo ka krijuar një hapësirë ku aktiviteti fizik shndërrohet në më shumë se një seancë stërvitore – në një mundësi për bashkim, motivim dhe fuqizim të grave.

Gjatë eventit, Bardha udhëhoqi një seancë të përbashkët stërvitore në ambient të hapur, duke krijuar një atmosferë pozitive dhe gjithëpërfshirëse për pjesëmarrëset.

Pas edicionit të parë, i cili mblodhi 105 gra, vazhdimi i kësaj iniciative dëshmon përkushtimin e saj për ta zhvilluar “Lëviz me Bardhën” në një organizim të qëndrueshëm, me aktivitete të tjera në të ardhmen.

“Për mua, ‘Lëviz me Bardhën’ nuk është vetëm një event fitnesi. Është një iniciativë për t’u kujtuar grave se sa e rëndësishme është të kujdesen për veten, të gjejnë kohë për shëndetin e tyre dhe ta mbështesin njëra-tjetrën”, është mesazhi që Bardha Kurti dëshiron të përcjellë përmes këtij organizimi.

Realizimi i eventit u mbështet edhe nga partnerë e biznese që kontribuuan në organizim dhe në krijimin e një përvoje të veçantë për pjesëmarrëset.

Me synimin për të vazhduar organizimin e aktiviteteve të ngjashme, Bardha Kurti dëshiron që “Lëviz me Bardhën” të bëhet një iniciativë që i bashkon gratë në mënyrë të vazhdueshme dhe i frymëzon drejt një jetese më aktive.

Për të ndjekur aktivitetet dhe iniciativat e ardhshme, mund ta ndiqni Bardha Kurtin në Instagram, në profilin @bardhaa_kurtii