Aktualitet

Protesta, me studentët edhe pedagogët/Te Ministria e Arsimit/Pamjet live!

Qindra pedagogë nga universitete të ndryshme të vendit iu bashkuan të martën studentëve në protestën e tyre duke kërkuar ndalimin e dhunës policore ndaj të rinjve që ka shënuar nivele shqetësuese proporcionale në ditët e fundit.

Njëzëri i bënë thirrje qeverisë të ndalojë dhunën jopropocionale të ushtruar nga policia e shtetit ndaj të rinjve në ditët e fundit gjatë demonstratave të studentëve, nxënësve dhe të rinjve në qytet.

Me thirrjet “dorëheqje” pedagogë, profesionistë të fushave të ndryshme, prindër e studentë nisën marshimin nga shkallët e universitetit Politeknik drejt kryeministrisë, në hapësirë që prej 7 ditësh mbrohet me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba manovër nga policia që nuk lejon protestuesit të afrohen.

Në një peticion të shpërndarë online, i inciuar nga Forumi Dialogut Politik, 1350 pedagogë firmosën një deklaratë të përbashkët ku i bënin thirrje kryeministrit Edi Rama që të dëgjojë kërkesat e studentëve dhe t’i hapë rrugë paqëtimit të vendit.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.