Niveli i mbështetjes për Presidentin Donald Trump ka rënë në një nivel të ulët historik, ndërsa amerikanët shprehin shqetësim për çmimet e larta të karburantit dhe duken të gatshëm të ndëshkojnë Partinë e tij Republikane në zgjedhjet për Kongresin më 3 nëntor, sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos. Rreth 31% e amerikanëve miratojnë punën e Trumpit në detyrë, një rënie me një pikë përqindjeje krahasuar me dy javë më parë, çka përbën nivelin më të ulët gjatë gjithë mandateve të tij presidenciale, tregon sondazhi.