Kosova renditet e dyta në Evropë për inovacionin kundër korrupsionit

Kosova është renditur në vendin e dytë në Evropë me një nismë për parandalimin e korrupsionit, të realizuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) në bashkëpunim me organizatën D+.

Projekti “Shkolla për Integritet dhe Parandalim të Korrupsionit: Fuqizimi i të Rinjve për të Ndërtuar një Kulturë të Integritetit” është përzgjedhur ndër pesë nismat më inovative në Evropë, nga gjithsej 114 institucione pjesëmarrëse në këtë proces.

Sipas njoftimit të APK-së, pas procesit të votimit nga institucionet pjesëmarrëse të rrjetit, projekti është renditur në vendin e dytë.

Rezultati u bë i ditur në kuadër të Konferencës së 25-të Vjetore Profesionale dhe Asamblesë së Përgjithshme të Rrjetit Evropian kundër Korrupsionit (EPAC) dhe Rrjetit Evropian të Pikave të Kontaktit kundër Korrupsionit (EACN), të mbajtur nga 5 deri më 7 tetor 2026 në Budva të Malit të Zi.

Në këtë konferencë, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit u përfaqësua nga delegacioni i kryesuar nga drejtori Yll Buleshkaj, së bashku me udhëheqësin e Divizionit për Sinjalizim, Milot Shala.

Ngjarja mblodhi përfaqësues të institucioneve kundër korrupsionit, organeve të mbikëqyrjes së policisë, institucioneve të Bashkimit Evropian dhe organizatave ndërkombëtare, për të diskutuar bashkëpunimin në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së, përdorimin e inteligjencës artificiale dhe mbrojtjen e sinjalizuesve.

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme u miratua edhe Deklarata e Budvës, e cila thekson rëndësinë e bashkëpunimit praktik në luftën kundër korrupsionit.

Deklarata shpreh gjithashtu shqetësimin për tendencat e kufizimit të pavarësisë së institucioneve për parandalimin e korrupsionit në disa vende, duke vënë në pah nevojën për ruajtjen e autonomisë së tyre operacionale dhe mbrojtjen e sinjalizuesve.

Përmes kësaj nisme, APK-ja synon të theksojë rolin e edukimit të të rinjve në parandalimin e korrupsionit dhe në ndërtimin e një kulture të integritetit në shoqëri.  

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika