Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi bëri një denoncim gjatë një ndërhyrje mbrëmjen e kaluar në emisionin “Opinion”.
Ai tha se një politikani iu gjetën në banesë 800 mijë euro të padeklaruara gjatë një kontrolli nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Por sipas Këlliçit kjo shumë është mbajtur e fshehur dhe është gënjyer në procesverbal duke deklaruar se janë gjetur vetëm 3 mijë euro.
Deputeti i PD nuk e përmendi emrin e politikanit, duke ia lënë këtë gjë ta thoshte Arbian Mazniku, i cili sipas Këlliçit kishte dijeni.
Por ndërkohë deputeti i PS-së heshti për këtë sfidë që i bëri Këlliçi.
Pyetja mbetet ende pa përgjigje, cilit politikan i janë gjetur 800 mijë euro në shtëpi?
Shfaq Komentet (0)






