Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit godasin me shkelma furgonin e policisë në bulevard, kërkojnë informacion për të rinjtë e shoqëruar



Tensionet kanë vijuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit kanë reaguar ashpër ndaj Policisë së Shtetit, pas shoqërimit të disa të rinjve gjatë protestës.

Të irrituar nga veprimet e policisë, disa prej protestuesve kanë goditur me shkelma një furgon policie, ndërsa u kanë kërkuar efektivëve informacion për vendndodhjen e të rinjve të shoqëruar.

“Maskarenj, ku i çuat djemtë që morët, më thuaj! S’ju vjen turp! Njerëz me tre muaj shkollë! Turp!”, dëgjohen të thërrasin protestuesit, të cilët kanë shprehur zemërimin për shoqërimet e kryera.

Ngjarja vjen në një klimë tensionesh të shtuara, teksa protestat e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë vijojnë, ndërsa veprimet e policisë ndaj protestuesve kanë shkaktuar reagime dhe kritika nga përfaqësues politikë dhe shoqëria civile.