Policia e Tiranës ka arrestuar 33 persona pas protestës së zhvilluar të hënën në rrugët e Tiranës. ”U arrestuan në flagrancë 33 shtetas, konkretisht: Rr. C., 18 vjeç, L. S., 21 vjeç, D. D., 26 vjeç, E. B., 19 vjeç, E. T., 19 vjeç, E. G., 36 vjeç, A. A., 21 vjeç, A. H., 23 vjeç, O. Xh., 18 vjeç, E. H., 19 vjeç, Dh. H., 20 vjeç, A. R., 19 vjeç, T. T., 29 vjeç, A. L., 19 vjeç, A. B., 18 vjeç, B. T., 42 vjeç, D. L., 21 vjeç, F. M., 22 vjeç, G. B., 20 vjeç, L. M., 19 vjeç, Q. M., 22 vjeç, A. S., 20 vjeç, Y. I., 31 vjeç, F. L., 29 vjeç, K. P., 18 vjeç, M. M., 18 vjeç, A. B., 42 vjeç, dhe 6 të mitur, të moshave 15 dhe 17 vjeç. Gjithashtu u proceduan penalisht 41 shtetas.
Policia tha se këta shtetas dyshohet se, gjatë tubimit, kanë qëlluar me gurë dhe me sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve dhe automjeteve të Policisë, si dhe kanë dëmtuar me sende të forta dhe me zjarr koshat e mbeturinave dhe tabelat e sinjalistikës rrugore.
“Si pasojë e sulmit dhe dhunës nga ana e personave të maskuar dhe të dhunshëm gjatë tubimit të djeshëm, janë dëmtuar 7 punonjës policie”, tha policia. “Ndërkohë, theksojmë se gjatë 7 ditëve të protestave të dhunshme janë arrestuar 271 shtetas, nga të cilët 51 me precedentë penalë në fushën e vrasjes, plagosjes, armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, prostitucionit, shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, vjedhjes, mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme, goditjes/kundërshtimit/mosbindjes ndaj punonjësve të Policisë, si dhe në fushën e mjedisit dhe të qarkullimit rrugor”.
