Tensione te Ministria e Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe autobotin me ujë për të larguar protestuesit

20 Tetor 2026 | 14:21

Situata është tensionuar para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit dhe për të mundësuar largimin e tyre nga godina.

Si pasojë e ndërhyrjes së forcave të policisë, një pjesë e madhe e qytetarëve janë larguar nga zona, duke mos arritur të vijojnë më tej protestën para Ministrisë.

Ndërkohë, disa protestues kanë tentuar të pengojnë lëvizjen e autobotit me ujë, duke i dalë përpara mjetit. Gjithashtu, ndaj efektivëve të policisë janë hedhur gurë, duke shtuar tensionet në vendngjarje.

Sipas raportimeve nga protesta, ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit sulmuan dhe dëmtuan sërish godinën e Ministrisë së Arsimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia: 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar pas protestës në Tiranë, mes tyre 6 të mitur

33 persona janë arrestuar dhe 41 të tjerë janë proceduar penalisht pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë. Sipas njoftimit të Drejtorisë...
14:25 | 20/10/2026

Stërvitje e përbashkët detare Shqipëri–Turqi në Gjirin e Vlorës

Në kuadër të stërvitjes së NATO-s “Neptune Strike-26”, Forcat Detare Shqiptare dhe ato Turke zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Gjirin e Vlorës dhe në...
14:21 | 20/10/2026

Pasi mbërritën në Ministrinë e Arsimit, protestuesit godasin me gurë institucionin

Protestuesit janë mbledhur para ambienteve të Ministrisë së Arsimit. Në fillim, protestuesit kanë hedhur gurë drejt Ministrisë, më pas këta të fundit kanë tentuar të...
14:15 | 20/10/2026