Stërvitje e përbashkët detare Shqipëri–Turqi në Gjirin e Vlorës

20 Tetor 2026 | 14:21

Në kuadër të stërvitjes së NATO-s “Neptune Strike-26”, Forcat Detare Shqiptare dhe ato Turke zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Gjirin e Vlorës dhe në Bazën Detare të Pashalimanit.

Në këtë stërvitje morën pjesë anija shqiptare “Oriku” P-132 dhe grupi i bordingut, si dhe anijet turke TCG Anadolu dhe TCG Gaziantep.

Stërvitja kishte si qëllim rritjen e gatishmërisë luftarake dhe ndërveprueshmërisë mes dy forcave detare, si dhe unifikimin e procedurave operacionale për zhvillimin e misioneve të përbashkëta.

Përmes këtyre stërvitjeve synohet forcimi i bashkëpunimit mes forcave aleate dhe rritja e kapaciteteve për përmbushjen e detyrave në kuadër të angazhimeve të NATO-s.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia përdor gaz lotsjellës dhe autobotin me ujë për të larguar protestuesit nga Ministria e Arsimit

Situata është tensionuar para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit dhe për të mundësuar...
14:21 | 20/10/2026

Pasi mbërritën në Ministrinë e Arsimit, protestuesit godasin me gurë institucionin

Protestuesit janë mbledhur para ambienteve të Ministrisë së Arsimit. Në fillim, protestuesit kanë hedhur gurë drejt Ministrisë, më pas këta të fundit kanë tentuar të...
14:15 | 20/10/2026

Nga shpëtimi te parandalimi: Tirana mbledh organizata dhe ekspertë për mirëqenien e kafshëve në Shqipëri

Më 24–25 tetor 2026, në ambientet e Vet Hospital Tirana, do të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Mirëqenien e Kafshëve në Shqipëri, me temë...
13:52 | 20/10/2026