Tuesday / October 20 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

FSHZH lidh kontratën 1.1 milionë euro për parkimet publike në Ksamil dhe Fushë-Studen

Share Share Icon

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) njoftoi se ka lidhur kontratën me operatorin ekonomik “T & XH” për ndërtimin e hapësirave të reja të parkimit publik në Ksamil dhe Fushë-Studen të Librazhdit, me një vlerë prej 100.6 milionë lekësh, ose rreth 1.1 milionë euro.

Kontrata është lidhur pas përfundimit të procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i nyjeve multimodale të mobilitetit, Rajoni 3&4: Sistemimi urban për krijimin e parkimeve të hapura publike në Ksamil, Sarandë dhe Fushë-Studen, Librazhd”.

Oferta fituese e operatorit “T & XH” ishte 100,649,595.96 lekë, duke përfaqësuar 75.38% të fondit limit prej 133,518,071.09 lekësh, ose rreth 1.47 milionë euro. Afati i parashikuar për realizimin e punimeve është 18 muaj.

Projekti përfshin ndërtimin e tre hapësirave të reja të parkimit publik, dy prej të cilave në Ksamil dhe një në Fushë-Studen.

Në Ksamil parashikohet krijimi i rreth 285 vendeve të parkimit, të ndara në dy sheshe. Sipas planimetrive të projektit, hapësira e parë do të ketë rreth 166 vende parkimi, ndërsa e dyta rreth 119 vende, përfshirë edhe pozicionet e rezervuara. Ndërhyrja në Ksamil synon shtimin e kapaciteteve të parkimit në një prej destinacioneve bregdetare me fluks të lartë vizitorësh gjatë sezonit veror, ku rritja e qarkullimit të automjeteve shoqërohet me kërkesë të shtuar për hapësira parkimi.

Ndërkohë, në Fushë-Studen të Librazhdit projekti parashikon ndërtimin e një parkimi publik në një sipërfaqe prej 1,752 metrash katrorë, me kapacitet prej 44 vendesh standarde për automjete.

Investimi në këtë zonë është pjesë e ndërhyrjeve për përmirësimin e infrastrukturës në destinacionet e turizmit natyror dhe malor, ku frekuentimi i vizitorëve përqendrohet kryesisht gjatë fundjavave dhe sezonit turistik.

Në total, projekti parashikon krijimin e rreth 329 vendeve të parkimit në të dy destinacionet.

Kontrata bën pjesë në programin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e nyjeve multimodale të mobilitetit, që përfshin krijimin dhe sistemimin e hapësirave publike të parkimit në qytete dhe destinacione turistike.

Në kuadër të këtij programi, FSHZH ka zhvilluar edhe procedura të tjera për modernizimin teknologjik të parkimeve publike në Vlorë, Durrës, Berat dhe Gjirokastër, përmes instalimit të sistemeve automatike të menaxhimit dhe pagesës.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Tremujori i tretë, bankat lehtësuan standardet e kreditimit për SME-të

Standardet e kreditimit për bizneset u raportuan disi të lehtësuara në tremujorin e tretë të vitit 2016. Vrojtimi i Aktivitetit Kreditues, i Bankës...

2 hours më parë 3 Min Lexim

Pedagogët u bashkohen studentëve, kërkojnë qeveri kujdestare pas dhunës ndaj të rinjve

Një grup prej 1350 pedagogësh dolën sot në mbështetje të kërkesave të studentëve në një protestë që do të zgjasë pa afat. Ata dolën me një deklarat...

3 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!