Policia ka përdorur autobotin me ujë ndaj studentëve dhe pedagogëve që protestonin para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, në ditën e tetë të revoltës studentore.
Ndërhyrja e forcave të rendit ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të qytetarëve, të cilët kanë dalë në mbështetje të protestuesve.
Të revoltuar nga përdorimi i forcës ndaj studentëve, qytetarët i janë bërë barrikadë policisë në rrugë, duke u pozicionuar përballë efektivëve në shenjë solidariteti me të rinjtë.
Reagimi i tyre vjen teksa protesta vijon kundër qeverisë së Edi Ramës, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.
© SYRI.net