Një i ri që po proteston në Rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, ka denoncuar përdorimin e fashetave plastike nga efektivët e Policisë së Shtetit, duke pretenduar se uniformave blu u kanë mbaruar prangat për arrestimet.
Momenti që tregon gjendjen qesharake të Policisë së Shtetit, vjen në ditën e tetë të revoltës studentore, pas ndërhyrjes me autobot uji te Ministria e Arsimit ndaj të rinjve dhe pedagogëve për të shpërndarë protestën.
“Kanë marrë fasheta se nuk kanë më pranga. Shiko ku i kanë fashetat këtu. Ju kanë mbaruar prangat dhe s’ka si të na arrestojnë më”, u shpreh i riu për kamerën e SYRI-t, duke treguar mjetet që, sipas tij, policia po përdor për të prangosur protestuesit.
© SYRI.net